20.5 C
Tirana
27 / 04 / 2026

DOKTOR AHMET KAMBERI ISHTE DHE MJEKU IM!

Nga Elert Yzeiri

Zemra është organi që i jep jetë trupit të njeriut. Ndan dhimbjen dhe fuqinë, gëzimin dhe hidhërimin, formëson ndjenjat dhe udhëheq qënien tonë në këtë botë. Shumë kanë një zemër të fortë, shumë të tjerë e kanë të dobët, jo vetëm emocionalisht, por më së shumti në funksionalitetin e saj kryesor. E nëse natyra nuk është treguar shumë bujare me disa, është gjithnjë dikush që shumë zemrave u jep jetë. Një prej tyre është Ahmet Kamberi, kardiologu, humanisti, euriditi dhe njeriu me i paqtë që kam njohur në jetën time.

Me një urtësi të admirueshme, plot besim dhe siguri, me një të folur të shtruar dhe mendime të vyera, me një pasion dhe këmbëngulje të pandalur, Ai ushtroi për më shumë se 50 vjet profesionin e kardiologut. Misioni i tij prej humanisti nuk u kompromentua as nga sistemi, as njerëzit dhe as nga tundimi, por formësoi një njeri idealist, në shërbim të njerëzve dhe për njerëzit.

Prof. Dok. Ahmet Kamberi mbylli sytë përgjithnjë, por mori nga kjo jetë gjithçka, si një figurë komplementare, e pakrahasueshme me askënd tjetër.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x