Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim kërkesën në ngarkim të dy të pandehurve, të cilët akuzohen për korrupsion në zgjedhjet e 14 majit.
Kristo Agalliu akuzohet për korrupsioni aktiv në zgjedhje dhe Agron Duraj për korrupsion pasiv.
Nga hetimet ka rezultuar se, “në datën 09 Maj 2023, i pandehuri Kristo Agalliu i ka ofruar shuma monetare të pandehurit Agron Duraj për të ndikuar në vullnetin e këtij të fundit, në mënyrë që të votojë një kandidat të caktuar në Zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore, që janë zhvilluar datën 14 Maj 2023”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- ZYRTARE! Martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez - 11/08/2026
- Nga Clinton te Trump/ Si shërbimi sekret e ka “zhdukur” Presidentin nga “Air Force One” - 11/08/2026
- Histori e trazuar - 11/08/2026