Prokuroria e Posaçme SPAK ka regjistruar një hetim sa i përket dyshimeve me abuzimet e fondeve të IPARD nga Ministria e Bujqësisë. Sipas SPAK, hetimi ndodhet në fazën e verifikimit paraprak.
Në një takim informal me gazetarët, kreu i SPAK Altin Dumani dha detaje sa i përket një sërë çështjeve me interes që janë pjesë e punës së kësaj Strukture. Lidhur me fondet e IPARD, pasi çështja u pushua për moskompetencë, ka një hetim të ri tha ai.
Në korrik, Komisioni Europian ndërpreu përkohësisht fondet për Shqipërinë në kuadër të programit IPARD 2, që përdoret për mbështetjen financiare të projekteve në bujqësi. Lajmi u konfirmua për A2 CNN nga Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë, që sqaron se kjo masë është marrë në kuadër të një hetimi të nisur nga Brukseli, pas akuzave për korrupsion me fondet për bujqësinë.
“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian, ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II”, sqaroi për A2 CNN zyra e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri.
Ndërkohë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural reagoi duke u shprehur se programi nuk është ndërprerë dhe se procedura hetimore është normale: “Ky është një proces krejtësisht administrativ që lejon riverifikimin e sistemeve të kontrollit nga strukturat e akredituara të cilat do të marrin masat e nevojshme me qëllim vijimin normal të rimbursimit nga BE. Këto janë procedura normale të Bashkimit Europian në kushtet kur ka nevojë të verifikohen shpenzime të dyshuara për aktivitet jo konform rregullave të përcaktuara. Të gjithë strukturat shqiptare janë në bashkëpunim dhe në koordinim të vazhdueshëm me zyrën e OLAF dhe DG AGRI duke ofruar transparencë të plotë.”
- Putin kërkoi ish-Kancelarin Schroeder si ndërmjetës me BE-në për fundin e luftës në Ukrainë, reagon SPD - 11/05/2026
- Barcelona është e Flick! Fitojnë La Ligën duke mposhtur Realin e Madridit, dhe festojnë me trajnerin në ditën që humbi babain - 11/05/2026
- Tensione të reja SHBA-Iran, Trump refuzon planin iranian për paqe: Krejtësisht i papranueshëm - 11/05/2026