15.5 C
Tirana
11 / 05 / 2026

Merr flakë fabrika në Maminas, MB: Shmangni kalimin në autostradën Tiranë-Durrës (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mbrëmjen e sotme një magazinë që ndodhet përgjatë autostradës Tiranë-Durrës.

Flakët kanë përpirë objektin.

Ende është e paqartë se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, por sipas një njoftimi të Ministrisë së Brendshme, flakët kanë përfshirë një fabrikë bojërash që ndodhet përgjatë autostradës.

Autoritetet bëjnë thirrje që qytetarët të shmangin kalimin e automjeteve në këtë aks rrugor, në të dy senset e lëvizjes.

Ndërkohë në vendngjarje mësohet se ndodhen shërbimet e policisë dhe forcat zjarrfikëse.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x