27.5 C
Tirana
17 / 04 / 2026

Ministri grek në Tiranë në kuadër të Procesit të Berlinit, do vizitojë në burg dhe Belerin. Zbardhet axhenda

Tirana do të presë ditën e nesërme, 14 Shtator, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm, në kuadër të Procesit të Berlinit, ku pjesë e delegacionit të përfaqësuesve të shteteve evropiane është edhe Ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, i Greqisë, Yannis Oikonomou.

Krahas pjesëmarrjes në Konferencën në kuadër të Procesit të Berlinit ditën e nesërme, Yannis Oikonomou ditën e premte, më 15 shtator, pritet të vizitojnë kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, i cili ndodhet në burg.

Sipas një axhende të zbardhur nga mediat greke, ditën e nesërme Ministri grek do të takohet fillimisht me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, dhe më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio.

Axhenda e Yannis Oikonomou

E enjte, 14 shtator

-10:20 Takim me Ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Z. Taulant Balla

-12:30 Takim me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, z. Anastasio

-14:00-18:00 Konferenca Ndërministror

Seksionet e konferencës janë si më poshtë:

-Menaxhimi i integruar i kufijve në Ballkanin Perëndimor

-Bashkëpunimi rajonal në luftën kundër krimit të organizuar

-Bashkëpunimi kibernetik në Ballkanin Perëndimor

E premte 15 shtator

-11:00 Vizitë në Burgjet e Durrësit dhe Freddy Beleri/panorama

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x