Pas seancës së parë parlamentare të këtij sesioni të ri, Gazment Bardhi foli për gazetarët duke theksuar se Basha u vetëshpall kryetar i PD-së dhe i grupit parlamentar dhe këtë ai e quajti qesharake. Bardhi tha se ai nuk mund të zgjidhet nga kryetarja e Kuvendit.
“Qesharak bashkëveprimi midis kryetares së kuvendit dhe dikujt që pasi u vetëshpall kryetar partie, u vetshpall kryetar grupi. Mos u çudisni se do të vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Kryetarin e grupit më të madh të opozitës e zgjedhin, do ta zgjedhin, deputetët e kuvendit, nuk mund ta zgjedhë as Edi Rama , as nga kryetarja e kuvendit, as deputetët e PS-së.
Deri ditën që do të kem besimin e shumicës së deputetëve, unë do të jem kryetar i grupit parlamentar të PD-së. Unë e kam marrë këtë si përgjegjësi në një moment të vështirë”, tha Bardhi./
- Protesta në Rrugën e Durrësit, protestuesit sulmojnë me llastiqe duke përdorur zara xhami, vida dhe gurë - 31/10/2026
- Policia nuk i lejon të kalojnë, Këlliçi dhe Blushi përplasen me efektivët te Kryeministria dhe i fyejnë: Hiqe dorën, plehrë…! - 31/10/2026
- Pamjet me dron nga lart/ Protesta kombëtare e PD, vetëm një grup militantësh para Kryeministrisë! Berisha mungoi përsëri - 31/10/2026