Parlamenti rifillon punën pas pushimeve. Sesioni i ri parlamentar i legjislaturës së X nisi sot në orën 10:00.
Në rendin e ditës janë parashikuar nisja e punimeve të sesionit të V dhe miratimi i procesverbalit të datës 20 Korrik 2023.
Seanca e sotme e parë parlamentare për këtë sesion të ri pritet të jetë formale.
Presidenti Bajram Begaj, nëpërmjet një mesazhi të tij, u ka uruar deputetëve fillim të mbarë të sesionit të ri parlamentar, duke nënvizuar se çelja e këtij sesioni e gjen Shqipërinë përpara sfidave për zgjidhjen e të cilave Kuvendi ka një rol thelbësor.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026