Presidenti Bajram Begaj ka ‘kaluar në heshtje’ ligjin për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe atë të punësimit të detyruar me 5 vite për studentët e mjekësisë. Presidenti Begaj nuk i ka dekretuar projektligjet që u miratuan në seancën e fundit maratonë në Kuvendin e Shqipërisë (21 korrik 2023).
Duke qenë se Begaj nuk ka nënshkruar dekretimin, sipas Kushtetutës ligjet futen automatikisht në fuqi, pasi kalon një afat kohor prej 20 ditësh. Këto projektligje që kaluan në heshtje nga Begaj kanë qenë kryefjalë, të cilat janë kontestuar shumë edhe nga opozita, por edhe nga studentët të cilët kanë protestuar kundër ligjit për mbajtjen peng të diplomave.
Kreu i shtetit pati zhvilluar edhe një takim me një përfaqësi të studentëve, të cilët i kërkuan mosdekretimin e ligjit për diplomat. Studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor nëse ligji miratohet në Kuvend, ata janë shprehur se do të vijojnë protestat deri në fund madje kanë parlajmëruar se ligjin do ta çojnë në Gjykatë Kushtetuese.
- Trump sulmon rezultatin e zgjedhjeve në SHBA: Amerika bëri një hap të madh prapa në histori - 09/11/2026
- Mélenchon prezanton programin presidencial në Francë, premton pagë minimale 1700 euro dhe pension në 60 vjeç - 09/11/2026
- Eisenkot merr zyrtarisht mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael - 09/11/2026