Vizita e Albin Kurtit në Maqedoninë e Veriut, mori reagime nga politikanë të shumtë, disa prej të cilët kritikuan kryeministrin e Kosovës.
Gjithashtu pas Ramush Haradinajt, që akuzoi Kurtin se tashmë po kërkon të mashtrojë shqiptarët në Maqedoni, reagoi edhe drejtori i zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç.
Kurti kërkoi bashkëpunim me Maqedoninë dhe institucioneve të Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë.
Petkoviç tha se Kurti ka udhëtuar në Maqedoninë e Veriut për të nxitur strukturat më ekstreme politike të shqiptarëve në atë vend dhe për të promovuar projektin fashist të Shqipërisë së Madhe.
“Duke e shpallur veten si mentor politik dhe ideologjik i atyre që do të destabilizonin dhe ndanin Maqedoninë e Veriut, Kurti e shtriu misionin e tij luftarak nga Kosova në territoret përreth, të cilat ai i konsideron si pjesë përbërëse të projektit të tij të çmendur të shtetndërtimit të Shqipërisë së Madhe”, deklaroi Petkoviç./
- Mandati i tretë në 2028? Trump: Do të doja shumë, por ligji është i qartë dhe i rreptë - 12/08/2026
- Financial Times: JD Vance i kërkoi Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj cisternave të naftës në Detin e Zi - 12/08/2026
- Putini i “dhuron” Trumpit një të burgosur amerikan, analiza e “Sky News”: Çfarë fshihet pas këtij gjesti dhe pse tani? - 12/08/2026