Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se dorëheqja e ministrit të Mbrojtjes në Kosovës është një skenar i NATO për të rrëzuar Kurtin.
Spahiu tha se ish-ministri Armend Mehja ka qenë një ish-ushtarak në Norvegji një vend që sot ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me NATO dhe profesionist i vërtetë.
“Dorëheqja e Mehjas është fillimi i çmontimit të qeverisë Kurti nga partnerët e NATO-s dhe nga Perëndimi. Armend Mehja ka qenë ish-ushtarak në Norvegji, është profesionist, që ka jetuar në Norvegji, vend që sot është në rrezik kërcënues nga Rusia dhe ka një marrëdhënie shumë të veçantë me NATO-n”, tha Spahiu.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Rama, Rama të QRB! - 02/09/2026
- VIDEO/ Protesta e 88, pjesëmarrja në pikën më të ulët. Pamjet me dron tregojnë sheshin bosh - 27/08/2026
- PD duartroket ata që po i sharrojnë degën ku është ulur - 18/06/2026