Ditën e sotme bëhen 20 vjet nga ndarja nga jeta e Dëshmorit të Atdheut, komisar Gani Malushit. Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në rrjetet sociale ku është shprehur se ai do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit.
“Do të kujtohet me respekt për luftën pa kompromis me bandat e krimin. Profesionistë si ai lartësojnë figurën e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin tek ajo”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.
Më herët, edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla përkujtoi 20 vjetorin e ndarjes nga jeta të Komisar Gani Malushit, i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në vitin 2003.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Trajektorja elektorale PD – nga urbane në rurale… - 29/04/2026
- Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë ndaj zjarrit: Kontrolle për të gjitha objektet me leje nga Bashkia e Tiranës - 29/04/2026
- Firmoset marrëveshja për ndërtimin e anijeve lundruese në Pashaliman për ushtrinë shqiptare, Rama: Do jetë në dobi edhe të vendeve aleate - 29/04/2026