Nga Eva Kushova
Ka ardhur koha për investime serioze në transportin publik, ndryshe nuk mund të flasim për turizëm dinjitoz. Udhëtova jugun e Francës dhe veriun e Italisë vetëm me transport publik, trena dhe autobusa, që nga Grasse, Cannes, Nice, Antibes, Monaco, Genova, Portofino, Milano, Venecia. Oraret e autobusave dhe trenave gjithcka online, pagesa online, terminali i qartë, numri i autobusëve i qartë. Bileta kushtote nga 1.60 euro brenda qyteteve, deri në 13-30 euro personi për autobusa apo trena ndërqytetas apo ndërshtetërorë. Dhe ska fatorino. Cdo njeri timbron biletën në aparaturat e posaçme.
Ndërsa në Shqipëri, kur u themi turistëve merrni autobusin nga aeroporti “Nënë Tereza” për në Tiranë, çdo një orë, pyetja direkte që ata bëjnë është: -çfare numri ka autobusi, a mund ta presim biletën online? Po kështu dhe autobusat ndërqytetas për Gjirokastër, Shkodër etj. s’kanë as orare të qarta, as numra, as prenotim bilete. Jashtë vendit nëse autobusi nr. 1 apo 600 bën një linjë, ai gjendet kollaj nga të gjithë. Pastaj fenomeni faturino në Shqipëri është një tjetër anomali. Në autobusin e Rinasit vjen fatorino dhe u mbledh lekët të huajve një e nga një, dhe i do lekë (400 lekë). Që këtu të huajt mësojnë me cfarë transporti publik do përballen. Shumica e tyre janë me karta e s’mbajnë cash, e jo më lekë sa zbresin nga avioni.
Ndërsa në autobusat e unazës me të cilët udhëtoj shpesh, ka një fenomen tjetër. Veç fatorinos, hipin nëpër stacione disa tipa kontrollorë që kontrollojnë biletat tona, sepse duan të kapin në gabim fatorinon. S’e kuptoj si mund të mbash me rrogë shumë njerëz për këtë punë. Në vend që të poshtëroni kështu një fatorino dhe të mbani me rroga njerëz kot, vendosni sistemin elektronik dhe secili të timbrojë biletën.
E vetmja gjë që ka ndryshuar në autobusat e unazës është kondicioneri, më në fund.
(ps. Makinën brenda Tiranës e nxjerr rrallë, sepse parkimi është i pamundur. Makinën, si të gjithë, e përdor për udhëtim jashtë Tiranës, pasi në Shqipëri udhëtimi me transport publik ndërqytetas apo në fshatra është i pamundur)