Një i ri shqiptar me banim në Angli është vënë në pranga nga policia e Dibrës pasi ka tentuar ti ikë një postblloku të ngritur në qytetin e Burrelit.
22-vjeccari është larguar me shpejtësi, duke bërë që patrulla të vendoset në ndjekje dhe ta arrestojë më pas.
Gjatë momentit të ndalimit, i riu që drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka kundërshtuar po ashtu me forcë efcektivët e policisë.
Njoftimi i policisë
“Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 22 vjeç, banues në Angli, pasi teksa drejtonte automjetin, në qytetin e Burrelit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka kryer manovra në rrugë. Shërbimet e Policisë, pasi janë vënë në ndjekje, kanë bërë ndalimin e 22-vjeçarit, i cili gjatë shoqërimit për në ambientet e Komisariatit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësit e Policisë. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se ky shtetas e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.”
- Mister në Brazil, pas humbjes në zgjedhje zhduket Flavio Bolsonaro! I anulohen pasaportat, dyshohet se është arratisur në SHBA - 27/10/2026
- Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj - 27/10/2026
- “Bëhuni gati për luftë me Rusinë”- Anglia paralajmëron Europën për sulme të shpejta: I kemi njoftuar qytetarët dhe NATO-n! - 27/10/2026