9.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

Sekuestrimi nga SPAK i inceneratorit të Tiranës/ Veliaj: Vendim i mirëpritur, të zbardhet paligjshmëria

Pas sekuestrimit të impiantit të mbetjeve të Tiranës nga SPAK, ka reaguar menjëherë kreu i bashkisë së kryeqytetit Erion Veliaj, i cili e ka quajtur një vendim më se të mirëpritur.

Njëherësh Veliaj është shprehur dhe kundër akuzave të portaleve dhe Berishës, duke deklaruar se ata akoma nuk e kanë marrë vesh se është një epokë tjetër.

Postimi i Veliajt

Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter!

Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik. 

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x