Një “ulje e vështirë” është më e pakta që mund të thuhet për një avion kargo të tipit Boeing 737 që sot rrezikoi praktikisht të mbytet në ujërat e një liqeni, pranë aeroportit të Monpeljesë në Francë.
Avioni i kompanisë West Atlantic ishte nisur nge aeroporti kryesor i Parisit, Charles de Gaulle, dhe mbërriti në Monpelje rreth orës 3 të mëngjesit, por për arsyeje ende të paqarta, për të cilat po dëshmojnë 4 pjesëtarët e ekuipazhit, mjeti fluturues nuk arriti të frenonte në mënyrë të qetë, madje vazhdoi ecjen e saj deri në fund të pistës, me kokën që u zhyt në ujërat e liqenit.
Nga aksidenti nuk pati mrekullisht asnjë të lënduar, por aeroporti ka mbetur i mbyllur, duke ndikuar në shtyrjen e shumë fluturimeve.



- “Në Big Brother do doja të shihja Zeqinenë”! Kryemadhi ‘analizon’ politikanët: Ilir Meta, strategu i shtëpisë… - 14/08/2026
- Zbulim befasues në Belgjikë, gjenden të murosura në godinën e vjetër shufra ari me vlerë 9 milionë euro! - 14/08/2026
- “Serbia nuk do ta njohë Kosovën”- Vuçiç shpërthen: Më persekutuan për Ibrin, serbët s’e duan as Tiranën, as Brukselin! S’ka sanksione as ndaj Rusisë - 14/08/2026