20.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

Zgjedhjet në Rrogozhinë/ Kandidati i PS-së kryeson me mbi 1100 vota diferencë kur janë numëruar 46 nga 54 kuti

Zgjedhjet e përsëritura të 23 korrikut në Rrogozhinë i dhanë një tjetër ‘shuplakë’ koalicionit “Bashkë Fitojmë” të kryesuar nga Berisha dhe Meta.

Kur kanë mbetur vetëm pak kuti votimi për tu numëruar Edison Memolla i PS-rezulton të kryesojë bindshëm ndaj kandidatit të BF-së, Shkëlqim Hoxha.

Deri tani me numërimin e 46 nga 54 kuti gjithsej, diferenca është me mbi 1113 vota, shumë më shumë se rezultati i zgjedhjeve të 14 majit kur fitoi me një diferencë prej 21 votash.

Janë numëruar 46/ 54 kuti

Edison Memolla i PS ka 5249 vota

Shkëlqim Hoxha i BF ka 4136 vota

Deri tani ka përfunduar numërimi i votave të njësisë administrative Gosë, Lekaj, Kryevidh ndërsa vijon numërimi i kutive të votimit të Rrogozhinës dhe Sinaballajt.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x