24.5 C
Tirana
18 / 04 / 2026

Ky Stan këtë bulmet ka!

Ng Irena Beqiraj

“Komisioni Evropian ka informuar qeverinë shqiptare se ka marrë masa paraprake bazuar në informacionin fillestar të dhënë nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit [OLAF], pas një hetimi mbi akuzat për korrupsion në lidhje me zbatimin e programit IPARD II. Si masë parandaluese për mbrojtjen e interesave financiare të Bashkimit Europian, Komisioni Europian ka ndërprerë përkohësisht rimbursimet ndaj autoriteteve shqiptare për shpenzimet e kryera në kuadër të programit IPARD II.

Komisioni Evropian nuk mund të komentojë mbi asnjë gjetje të mundshme të OLAF-it për zbatimin e programit IPARD II (2014-2020) në Shqipëri. Hetimi i OLAF-it vazhdon. Kur OLAF të dorëzojë raportin përfundimtar, Komisioni Evropian do të informojë autoritetet shqiptare dhe, bazuar në gjetjet e raportit, do të marrë çdo masë të mëtejshme të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të Bashkimit Evropian.”

Wow! Kjo është deklarata e delegacionit të BE-së!

Më kujtohet që prej 2014 -2017, AZHBR e cila menaxhonte fondet IPARD e drejtonte znj. Suela Tavo e cila në 2018 katapultohet dhe emërohet Anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë, e zgjedhur nga mazhoranca e Partisë Socialiste. Nga 2017 – 2020 AZHBR-në e drejtonte znj. Frida Krifca e cila më pas u bë Ministre e Buqësisë!

Mjafton kjo deklaratë dhe trajektorja e karrierës vetëm në ngjitje e zonjave që akuzohen nga BE për korrupsion edhe kupton standardin e pashkruar por të gjithëpranuar të sistemit të karrierës në shtetin e fortë që kemi ngritur!

I thjeshtë, i qartë, transparent si xham i sapo larë në tretësirë amonjaku.
“Mjafton të dini të hani mollë e dardha nga bahçja e buxhetit apo çdo bahçe tjetër dhe bëhesh Anëtare Bordi, Ministër, Kyetar Bashkie pse jo edhe zv/Kryeministër !

E pra e thënë shkurt, ky stan këtë bulmet ka!

Por përgjegjësia mbetet personale!
Pra fajin e ka bulmeti!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x