19.5 C
Tirana
24 / 04 / 2026

Komisioni i Ekonomisë miraton pr.ligjin për kanabisin mjekësor, Braçe ka kritika

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar sot nen për nen projektligjin për kanabisin mjekësor.

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe është shprehur me rezerva në lidhje me projektligjin për kanabisin mjekësor.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Ekonomisë, Braçe tha se në projektligj duhet të jepet e përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja e kanabisit që do të kultivohet në vend.

“Jam kategorikisht kundër që në këtë ligj mos të ketë kufizim për sipërfaqen që do të mbyllet, për kultivimin e kanabisit për kanabisin mjekësor. Ta lësh të lirë me ligj, do të thotë ta lësh të lirë dhe në qeveri. 

Që do të thotë se në kushtet kur ky vend ka kaluar ngjarje të tilla, siç është ajo në Malësinë e Madhe që është bërë kënga nga këtu deri në Britani, veçanërisht me Kërp, kjo është e papranueshme. Ndaj propozimi im është që të vendoset kufizimi në sipërfaqe. Për mos t’i dhënë mundësi zotit Mondi që të bëjë humor kohë pas kohe propozoj të bëhen përcaktimi”, tha Brace.

Kryetari i këtij komisioni, Eduard Shalsi, tha se sugjerimi që pati zoti Braçe, për të vendosur një nen për të përcaktuar se sa do të jetë sipërfaqja me kanabis që do të mbillet, do të rregullohet. 

Braçe kërkoi që sipërfaqja totale e mbjelljes së kanabisit mos të jetë më e madhe se 200 ha.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x