19.5 C
Tirana
23 / 04 / 2026

VIDEO/ Sërish tension në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK-së qëllon Konjufcën me shishe

Është tensionur sërish situata në Kuvendin e Ksosovës. Kreu i kuvendit tha se me kërkesë të 40 deputetëve, është thirrur një seancë e jashtëzakonshme.

Megjithatë nisjen e kësaj seance nuk e ka lejuar opozita e cila ka bllokuar foltoret. Sipas tyre nuk mund te thirret seance e re pa u mbyllur ajo qe ishte duke u mbajtur.

Pikërisht këtu ka nisur dhe dhuna mes tyre, ku deputetët e opozitës kanë qëlluar me shishe uji drejt Albin Kurtit. Në këtë moment ka ndërhyrë dhe siguria për të parandaluar dhe sulmet.

Sipas asaj që shihet në foto, deputetët e mazhorancës kanë nxjerrë dhe çadrën për të mbrojtur Kurtin.

Gjatë momenteve të tensionit, deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka qëlluar me shishe uji kreun e Kuvendit, Konjufca.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x