21.5 C
Tirana
16 / 05 / 2026

Aksidenti i merr jetën presidentit të klubit të njohur nga Londra

Pronari i klubit anglez Millwall, që militon në Championship ka mbetur viktimë në një aksident tragjik të ndodhur mëngjesin e së martës.

John Berylson u shua në moshën 70-vjeçare dhe njoftimin për vdekjen e pronarit e ka dhënë vetë klubi që ai menaxhonte.

Klubi i Championship tha se ata kanë mbetur me zemrën e thyer, ndërsa homazhe për presidentin e tyre të ndjerë janë bërë nga tifozët dhe ekipet rivale.

West Ham, Derby, Portsmouth dhe Bournemouth ishin ndër klubet e para që dërguan ngushëllime, por dhjetëra të tjerë pasuan në një vërshim të madh respekti për biznesmenin amerikan, i cili la pas gruan Amy dhe tre fëmijë.

John, i cili mbushi 70 vjeç muajin e kaluar, humbi jetën në një aksident tragjik të martën në mëngjes. Vdekja e papritur dhe tragjike e John do të ndikojë pa dyshim të gjithë ata që patën fatin ta njohin atë. Ai ishte një njeri me të vërtetë i madh, tepër i përkushtuar ndaj familjes dhe një person që ofronte bujari, ngrohtësi dhe dashamirësi kaq të jashtëzakonshme”, thuhet në një deklaratë të gjatë të Millwall.

U prehsh në paqe, John dhe faleminderit. Ti ishe i dashur dhe i adhuruar.”

Klubi tha se Berylson kishte kryesuar disa nga momentet më të mëdha në historinë e Millwall që kur i bleu “Luanët” në 2006.

Ai emëroi Kenny Jackett si menaxherin e tij të parë në 2007 dhe qëndroi me të gjatë gjithë rrugës deri në 2013.

Berylson dërgoi londinezët e tij të dashur deri në gjysmëfinalet e FA Cup në 2013, dhe më pas në çerekfinale në 2017 dhe 2019.

“Luanët” gjithashtu arritën promovimin në kampionat nën mandatin e tij në 2017.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x