Kreu i Policisë së Elbasanit, Ilir Proda dha detaje për aksionin e zhvilluar në këtë qark nga i cili u ndaluan 45 persona dhe shtatë të tjerë u shpallën në kërkim.
Sipas tij, janë shoqëruar shpërndarës droge, drejtues dhe anëtarë të grupeve kriminale. Ai shtoi se në mesin e personave të ndaluar ka edhe biznesmenë dhe mosha e tyre varion nga 20-65 vjeç.
“Për asnjë nga personat e arrestuar nuk është marrë asnjë deklarim. Janë shoqëruar shpërndarës, drejtues dhe anëtarë të grupeve kriminale. Hetimet janë në vazhdim edhe për disa subjekte të tjerë.
Midis tyre ka biznesmenë, ka persona me arsim të lartë, të mesëm apo dhe të tjerë. Kryesisht janë në moshës mbi 20-65 vjeç”, theksoi ai gjatë një konference për mediat.
Kreu i Polcisë njoftoi se në operacion kanë marrë pjesë 490 efektivë dhe 5 dronë, ndërsa kërkimet janë zhvilluar në 52 banesa dhe 18 lokale. Operacioni është shtrirë në Elbasan, Peqin, Cërrik, Belsh, Librazhd, Prrenjas dhe Pogradec.
Të arrestuarit janë hipur në autobus e janë transportuar drejt Tiranës.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026