Vladimir Putin ka të ngjarë të “vritet” nga gjeneralët e tij nëse përpiqet të përdorë armë bërthamore, ka parashikuar një ekspert usharak.
Në një fjalim televiziv në fillim të kësaj jave, udhëheqësi rus dukej se sugjeroi se konflikti në Ukrainë mund të shkonte drejt një krizë bërthamore.
Profesori Peter Duncan në Shkollën UCL të Studimeve Sllavonike dhe të Evropës Lindore tha për Express.co.uk se Putini ka të ngjarë të vritet përpara se të shtypte butonin bërthamor.
Prof. Duncan tha: Përfundimi është se Putini është i izoluar nga realiteti. Ai thjesht nuk e kupton as për Rusinë, çfarë mendojnë njerëzit në Rusi, apo çfarë mendojnë njerëzit jashtë vendit dhe kjo është arsyeja pse ai bën gabim pas gabimi”.
“Unë ende mendoj se nëse Putini filloi të përdorë armë bërthamore ose nëse ai në të vërtetë i tha gjeneralëve Shoigu dhe Gerasimov të përdornin armë mendoj se është plotësisht e mundshme që do të refuzonin dhe më pas do të duhej të lëviznin kundër Putinit dhe ta vrisnin./javanews
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026