Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici do të dalë sot para gjykatës për të mësuar masën e sigurisë.
Gjici u arrestua me urdhër të SPAK pas videos seksuale të publikuar në rrjetet sociale dhe në media.
Fillimisht hetimet për Gjicin nisën për shpërdorim detyre por dalja e videos e plotë rëndoi pozitat e ish-kryebashkiakut të Kukësit duke bërë që organi i akuzës të shtonte edhe akuzën për “Korrupsion pasiv”.
Safet Gjici në videon e plotë shfaqej teksa fliste me gruan për një tender për strehimin e qenve në kushte rruge.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026