10.5 C
Tirana
13 / 04 / 2026

Injorohen thirrjet e Bardhit/ Këshilli Kombëtar i PD: Jemi shumica, mbështesim procesin zgjedhor për kryetarin e ri

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike miratoi rezolutën që mbështet zgjedhjet e brendshme duke nisur nga ato për kryetarin, duke injoruar thirrjen e sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për maturi dhe jo vendime të nxituara.

“Vetëm riorganizimi përmes një procesi zgjedhor transparent duke filluar me zgjedhjen e kryetarit të partisë dhe organeve të tjera drejtuese e organizative i shërben dhe mundëson ringritjen e Partisë Demokratike”, shprehet Bardhi.

Të konsideruar si mbështetës të rikthimit të Lulzim Bashës në krye të PD, anëtarët e Këshillit miratuan dhe komisionin zgjedhor që do të organizojë të gjithë procesin nga cilat do të dalë ekipi i ridrejtues i partisë.

Ky proces do të drejtohet nga Jemin Gjana.

Mbledhja nisi me një orë vonesë, në pritje të disa prej anëtarëve për të plotësuar kuorumin e nevojshëm të pjesëmarrësve.

“Ne jemi shumica, këto tregojnë shifrat. Pas lutjeve të demokratëve kuorumi u plotësua”, tha Jemin Gjana, anëtar i Këshillit Kombëtar.

Sa i përket mungesës së 17 deputetëve që e bojkotuan këtë mbledhje, ekipi drejtues i Këshillit Kombëtar deklaroi se debatet e brendshme e forcojnë partinë dhe nuk e dobësojnë atë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x