Anëtarët e MEK pretenduan sot se janë dhunuar nga efektivët e policisë gjatë aksionit në kampin në Manzë.
Policia ka publikuar pamje nga operacioni, një hap ky i paralajmëruar edhe pak më parë nga ministri Çuçi dhe Drejtori i Policisë Muhamet Rrumbullaku në një konferencë për shtyp.
Në video duket momenti i ndërhyrjes së policisë, teksa disa prej tyre tentojnë të fshehin disa sende duke i futur në qese të zeza.
Më pas dy persona shfaqen me disa shkresa në duar duke i djegur ato para se të bien në duart e policisë shqiptare.
Në pamje duken edhe sallat me kompjuterë të cilët janë sekuestruar gjatë operacionit. Gjatë gjithë aksionit vihet re një rezistencë nga ana e muxhahedinëve ndërkohë që disa prej tyre hidhen para furgonit të policisë.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026