16.5 C
Tirana
30 / 03 / 2026

Presidenti Begaj reagim për situatën në veri/ “Dënoj ashpër dhunën ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë”

Presidenti Begaj nëpërmjet një statusi në Facebook ka reaguar për ngjarjet e ndodhura ditën e sotme në veri të Kosovës ku u sulmuan trupat e KFOR nga protestuesit serb.

Statusi i plotë:

Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtëse të KFOR në Kosovë.

Asnjë pretekst nuk mund të përdoret për të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike.

Por gjithashtu, i përsëris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shumë durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x