Njëzet ushtarë të KFOR-it kanë marrë lëndime gjatë përplasjeve me protestuesit në Zveçan.
Në orët e pasditës, situata ka eskaluar në Zveçan, pasi KFOR-i u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga hapësirat afër komunës, por ata nuk pranuan.
Janë publikuar pamjet gjatë përleshjeve, ndërkaq Gazeta Express mëson nga burimet brenda institucioneve të sigurisë se janë lënduar së paku 20 ushtarë të KFOR-it.
Nga pamjet e publikuara nga mediat dëgjohen edhe krisma, që nuk dihet se nga vijnë.
Para eskalimit të situatës, KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. Paraprakisht i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.
“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.
Siç njofton gazetari i T7 nga Zveçani, ekipet mediale janë strehuar në një lokal, pas tensionimit të situatës atje.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026