12.5 C
Tirana
30 / 03 / 2026

Turi i falenderimeve/ Rama në Korçë: Rezultati i 14 majit ishte i jashtëzakonshëm. Fitorja në Devoll, ‘qershia mbi tortë’

Kryeministri Edi Rama po vijon turin e falenderimeve pas fitores së thellë më 14 maj. Kësaj radhe, Rama është ndalur në Korçë, ku në një takim me qytetarët tha se rezultati i 14 majit ishte i jashtëzakonshëm, por gjithsesi PS nuk do t’ia dilte dot pa mbështetjen e shqiptarëve. Ky tur, Rama tha se synon që ai t’iu shprehë mirënjohjen qytetarëve për këtë mbështetje.

“I jashtëzakonshëm ishte rezultati në të gjithë Shqipërinë, për këtë arsye edhe unë jam këtu, po shkoj në të gjitha qarqet sepse besoj shumë që fjalët nuk mjaftojnë, as kjo nuk mjafton, por sëpaku duhet që t’iu shikoj të gjithëve në sy dhe t’iu them shumë faleminderit dhe shumë mirënjohje sepse padiksutim që të gjithë kanë meritat e tyre, por askush, nga kudo që shikoni nuk ngjitet dot në tribunë nëse nuk jeni ju”, tha Rama.

Në fitoren në qarkun e Korçës, Rama veçon atë në bashkinë e Devollit.

“Fitorja në Devoll ishte qershia mbi tortë.”

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x