6.5 C
Tirana
30 / 03 / 2026

Jorgo Goro flet për herë të parë pas zgjedhjeve: “Fitorja e Belerit nuk e nderon Himarën”

Fredi Beleri e mori mandatin e kryebashkiakut të Himarës edhe pse është pas hekurave, por fati i tij është ende në dorën e SPAK.

Nëse do ketë zgjedhje të pjesshme në Himarë apo jo, atë do e vendosë drejtësia, ndërsa një vendim do duhet të marrin edhe socialistët në rast të një skenari zgjedhjesh të parakohshme.

Socialisti Jorgo Goro e humbi garën për një grusht votash megjithatë ai vlerëson se fitorja e Fredi Belerit nuk e nderon Himarën.

I zgjedhuri i Berishës dhe Metës për Himarën edhe pse është i burgosur për blerje votash gëzon titullin kryebashkiak, por zyrtarisht ai do mund ta marrë detyrën vetëm pasi të betohet para këshillit bashkiak, në rast se drejtësia nuk vendos ta dënojë dhe t’i hapë rrugën zgjedhjeve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x