Punimet në kantierin e tunelit të Llogarasë po ecin me ritme të shpejta. Kështu shprehet Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook.
Tuneli është hapur në të gjithë gjatësinë e tij prej 6 kilometra, teksa aktualisht vijon puna për armatimin e plotë.
“Pas hapjes plotësisht në 6 kilometrat e tij, punohet me ritëm të lartë për armatimin e plotë deri në përfundimin e kësaj vepre strategjike”, shkruan Kryeministri Rama.
Punimet në këtë kantier u vizituan pak ditë më parë edhe nga zv/Kryeministrja Belinda Balluku.
Sipas afatit të punimeve, tuneli i Llogarasë do të jetë i përfunduar plotësisht dhe për përdorim në Qershor 2024.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026