4.5 C
Tirana
29 / 03 / 2026

Rama paralajmëroi fashat për energjinë, reagon Tabaku: Ironike! Fitove zgjedhjet dhe po rrit çmimin

Deputetja Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama në Parlament për rikthimin e diskutimit për fashat e energjisë.

Në një postim në Twitter, Tabaku e quan ironike deklaratën e kreut të qeverisë, teksa thotë se nga vjet, çmimi i energjisë veç ka pësuar rënie.

“Kryeministri pasi kaloi lumin e zgjedhjeve lokale ndjehet i sigurt për të kaluar rritjen e çmimit të energjisë për 95% të shqiptarëve.

Ironike! Nga vjet çmimi energjisë veç ka rënë! Të gjithë flasin për diversifikim portofoli të energjisë, qeveria flet për rritje çmimi! Qeveria e pakicës!”, ka shkruar ajo.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Rama  tha se duhet të rinisë diskutimi për fashën e energjisë elektrike për konsumin gjatë verës.

“Ka rënë çmimi, por nuk është aty ku ka qenë. Qeveria ka pasur dhe ka vullnetin për të paguar, ndërkohë që me ardhjen e verës konsumi do të rritet ndjeshëm ndaj ne duhet të hapim diskutimin e fashës”, deklaroi Rama.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x