Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Ambasadorja Kim shkruan se e uroi gjyqtaren për detyrën e re dhe rikonfirmoi mbështetjen e SHBA për reformën në drejtësi në Shqipëri.
“Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.
Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësimin në BE. I urojmë gjyqtares Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës.”, shkruan ambasadorja.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026