Gazetari Martin Leka tha në emisionin Now në Euronews Albania se zgjidhja e vetme për bashkimin e PD është që ky bashkim të bëhet përmes frymës, jo në mënyrë mekanike.
Leka e cilësoi të gabuar konceptin e shumë eksponentëve rreth Berishës që thonë se nuk ka alternativë tjetër veç tij për në krye të PD.
Sipas Lekës një alternativë e shkëlqyer për të drejtuar PD do të ishte Majlinda Bregu.
“Ajo që thonë shumë eksponentë të PD se nuk ka tjetër veç tij e kanë gabim. Ka eksponentë PD-ja, Majlinda Bregu do ishte një kryetare fantastike e PD për të cilën nesër do ta votoja unë. Është një eksponent i PD, një e re me vizion, gjërat i ka thënë me kohë. Nëse bashkohen rreth saj do jetë një alternativë shumë serioze”, tha Leka.
-Java News-
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026