9.8 milionë grekë me të drejtë vote do të shkojnë sot të votojnë për të zgjedhur qeverinë e re të vendit që do t’i drejtojë për 4 vitet e ardhshme.
Kutitë e votimit do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00 që qytetarët të kenë të zgjedhin të preferuarin e tyre.
Sipas Kushtetutës greke dhe kodit zgjedhor, ushtrimi i të drejtës së votës është i detyrueshëm. Përjashtohen nga detyrimi personat mbi 70 vjeç, ata që janë jashtë vendit ditën e votimit, ata që nuk mund të lëvizin për arsye shëndetësore dhe zgjedhësit që janë regjistruar në listat e posaçme.
Sondazhet nxjerrin sërish fituese partinë e kryeministrit aktual Kyriakos Mitsotakis, i ndjekur nga SYRIZA e ish kryeministrit Aleksis Tsipras. Ndërkohë që rritje pritet të ketë PASOK dhe Partia Komuniste e Greqisë.
E megjithatë, megjithëse parashikohet si i preferuar, Mitsotakis do t’i duhet të formojë një koalicion që të ketë mundësinë të drejtojë vendin për një mandat të ri. Në qoftë se edhe ky skenar dështon, atëherë shkohet në një raund të dytë votimi, në korrik.
Në këto zgjedhje do të garojnë dhe shtatë emigrantë shqiptarë. Dy prej kandidatëve Fatos Malaj dhe Niko Bilika garojnë për partinë PASOK, njëri në Athinë dhe tjetri në Selanik. Ndërsa tre të tjerë, Adiljan Koxhaj, Makrina Koci dhe Angjelos Jahollari kandidojnë me Partinë “Siriza” në Selanik dhe Evia. Sidorela Kalthi garon për Partinë Komuniste greke në Kretë dhe Paty Vardhami kandidon në Athinë me nismën “MERA 25”.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026