7.5 C
Tirana
28 / 03 / 2026

Thotë se nuk ka ndodhur kurrë…/ Si i rriti Berisha pagat 9 ditë para zgjedhjeve, 45 mln dollarë ia dha ish të përndjekurve

Pas disfatës në zgjedhjet e 14 majit, Sali Berisha ndër shumë justifikime ka gjetur edhe faktin e rritjes së pagave dhe pensioneve nga Qeveria Rama.

Ai fajëson shqiptarët se përmes këtij mekanizmi u blenë ndërkohë që shprehet se nuk kishte ndodhur kurrë që në prag të zgjedhjeve të rriteshin pagat.

Por Berisha harron se koha kur ai qeveriste nuk është e largët. Në mandatin e tij të fundit si kryeministër, Sali Berisha mblodhi kabinetin 9 ditë para zgjedhjeve të 2013 për të miratuar pikërisht rritjen e pagave.

Vendimi u mor në orët e vona të mbrëmjes me nxitim të madh ku u miratua rritja e pagave dhe pensioneve me 6 përqind. Jo vetëm kaq, por Berisha ‘hapi thesin’ edhe për ish të përndjekurit duke miratuar fondin prej 45 milionë dollarësh për dëmshpërblimin e tyre. Prej këtij vendimi përfitonin 1040 persona.

Këto vendime të 14 Qershorit 2013 nuk i shpëtuan kritikave se po bëheshin në kuadër të fushatës elektorale. Berisha u justifikua se vërtetë vendimi mban firmën e tij, por do të ishte parlamenti i ardhshëm që do ta votonte.

E megjithatë, është e dukshme se Sali Berisha gënjen hapur kur thotë se s’ka ndodhur kurrë të rriten pagat e pensionet gjatë fushatës.

a.rada /javanews

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x