8.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Presidenti Begaj takim në Mal të Zi me rastin e inaugurimit të Presidentit Jakov Milatovic

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, do të niset nesër drejt Podgoricës, për të marrë pjesë në ceremonitë e parashikuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të ri të Malit të Zi, z. Jakov Milatovic.
 
Prezenca e Presidentit Begaj në këto ceremoni është tregues i vullnetit për forcimin e mëtejshëm të fqinjësisë së mirë si dhe vlerësim për rolin e faktorit shqiptar në stabilitetin dhe rrugëtimin euroatlantik të Malit të Zi.

Në këto ceremoni pritet të marrin pjesë një sërë krerë shtetesh dhe qeverish nga vendet e rajonit të Evropës Juglindore, si dhe shumë zyrtarë të lartë evropianë dhe amerikanë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x