Gjykata e Posaçme shtyn për në 2 qershor përballjen për “shpifje” të Erion Veliajt kundër Sali Berishës.
Në seancën e sotme për të cilën gjykata kishte urdhëruar shoqërim të detyrueshëm të Berishës, ish-kryeministri u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso e Ledio Nuraj.
Palët nuk kanë pranuar ta zgjidhin çështjen me pajtim.
Kujtojmë se Berisha e ka akuzuar kryebashkiakun se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin. Sipas tij, gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, Veliaj ka bërë udhëtime të herë pas hershme me Teheranin.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)