Nesër kryeministri Edi Rama do të nisë turin e falenderimeve pasi fitoi zgjedhjet lokale të 14 majit.
Takimin e parë do e ketë në Shkodër, bashki të cilën PS e fitoi për herë të parë në zgjedhjet e së dielës.
Nesër në mesditë kryeministri do të ketë inspektime në Shkodër, ndërsa rreth pasdites do të ketë edhe takimin e falenderimit.
PS fitoi zgjedhjet në 53 bashki në zgjedhjet vendore të 14 majit, përfshi edhe bastione të përhershme të së djathtës si Shkodra. Bashkë fitojmë mori 7 bashki dhe 1 bashki shkoi për partinë MEGA.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026