Një tjetër incident është shënuar dhe në Fushë-Krujë, për të cilin policia ka dalë me njoftim zyrtar. Një votues është përplasur fizikisht me një nga anëtarët e komisionit brenda qendrës së votimit.“Një incident tjetër është raportuar dhe në Fushë-Krujë, komisioni i qendrës së votimit ka kërkuar ndihmën e efektivëve pasi një votues ëstë konfliktuar me një anëtar të komisionit. Në debat e sipër ai e ka qëlluar me grusht. Tanimë situata është normale, ndërkohë që aty qëndron policia për të shmangur situata të ngjashme”, deklaroi gazetarja.
Ndërkohë policia bën me dije: Rreth orës 10:10, Komisioni i Qendrës së Votimit 1302-1, KZAZ Nr. 20, Fushë Krujë, me vendimin numër 1, ka kërkuar ndihmë nga Policia e Shtetit, pasi në këtë qendër votimi një shtetas (votues) ishte konfliktuar me një anëtar të Komisionit. Shërbimet e Policisë, menjëherë pasi kanë marrë njoftim, kanë shkuar në Qendrën e Votimit 1302-1, ku ka rezultuar se shtetasi E. K., i cili kishte shkuar për të votuar në këtë Qendër, kishte debatuar me një anëtar të Komisionit të Qendrës së Votimit, shtetasin I. H., dhe më pas e kishte goditur atë me grusht, për radhën e votimit.Shtetasi E. K. është shpallur në kërkim dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Pavarësisht incidenteve, në të gjithë qarkun votimi vijon normalisht. Por sipas Arapit, deri në këto momente pjesëmarrja është e ulët.
“Thuhet se kanë marrë pjesë vetëm 6% e gjithë votuesve të qarkut të Durrësit”, theksoi ajo.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026