15.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Qytetarët në Kamzë vështirësi në votimin elektronik, kërkojnë ndihmë

Dy qytetarë kanë shkuar për të votuar në Pallatin e Kulturës në Bashkinë Kamzë. Votimi në këtë qendër kryhet elektronikisht dhe duket se kjo ka shfaqur probleme për qytetarët.

Duke qenë se burri dhe gruaja të cilët shfaqen në videon e xhiruar nga Euronews Albania nuk e kuptojnë se si duhet të vijojnë procedurën, ata i kërkojnë ndihmë operatorit.

“Nuk më lejohet zotëri,” – ia kthen ky i fundit i cili në respektin e privatësisë së votës nuk është afruar për t’i dhënë ndihmë qytetarëve.

Sot, më 14 maj shqiptarët do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e këshillave bashkiak për 4 vitet e ardhshme.

Sipas listës së fundit të shpërndarë nga Ministria e Brendshme, të drejtën e votës në zgjedhjet e 14 majit e kanë 3 milionë e 650,550 shtetas shqiptarë. Nga këta 122,545 janë qytetarë që e kanë mundësinë për të votuar për herë të parë. Këta qytetarë do të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre në 5,211 qendra votimi në të gjithë vendin.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x