4.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Sali Berisha mbledh mbështetësit në Koplik: Ju s’e keni idenë sa frikë na ka Rama neve!

Sali Berisha ka zhvilluar paraditen e sotme një takim elektoral me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Malësi e Madhe, Isa Ramaj.

Gjatë fjalës së tij Berisha është shprehur se Malësia e ka marrë vendimin e saj që më 14 Maj të zgjedhë në krye të saj Isa Ramajn.

Ai ka akuzuar kryeministrin Rama për të cilin ka thënë se ka frikë dhe tmerr nga vota e qytetarëve.

Sali Berisha: Edi Rama është qeveritari i parë që i thotë qytetarëve mos dilni në votime. Ky ka frikë dhe tmerr nga vota juaj. Kjo tregon se ai është i pashpresë. Ndaj dhe ne duhet të votojmë të gjithë ndryshimin, të votojmë Isa Ramën, të votojmë 1-shin, se kemi votuar liritë tona!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x