Belind Këlliçi i cili ka punësuar një ushtri me njerëz në fushatën “call center” përveç telefonatave ka intensifikuar edhe mesazhet automatike që u dërgon qytetarëve të Tiranës.
Në një prej rasteve më të fundit një qytetar të cilit i ka mbërritur nj mesazh për të votuar të dielën për Këlliçin e pyet me shpresë se do të marrë përgjigje, se ku e ka gjetur numrin e tij dhe nëse kjo është një vjedhje e të dhënave personale që po u bëhet në masë qytetarëve.
Ai shkon më tej duke ironizuar edhe një prej akuzave të përsëritura të PD ndaj socialistëve, atë në lidhje me aktivizimin patronazhistëve.
Por edhe këtë herë numri që Belind Këlliçi u dërgon mesazhe private qytetarëve është jo real, e si i tillë askush nuk mund të marrë përgjigje ndonëse mesazhet nisin me pyetje: Si je? A je i mërzitur….?

- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026