Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se mund ta parashikojë reagimin e Sali Berishës më 15 maj, pas përfundimit të zgjedhjeve.
Sipas tij, Berisha do të pretendojë se ka fituar, por votat i ka vjedhur “narko-shteti”.
“Ai do të thotë: ‘Të nderuar qytetarë, ishte fitore historike, e thellë, por na vodhi narko-shteti. Ishte fitore shumë e thellë, por na vodhi Edi Rama’.
E kupton të hënën ky, deri tani s’ka asnjë denoncim. Të hënën, për të mos lëshuar karrigen, që të rrijë aty, edhe Edi Rama nga ana tjetër që e inkurajon,” – u shpreh juristi.
Ndërkaq, Spahiu theksoi se më 16 maj edhe kryeministri Rama do të bëjë ç’është e mundur që Sali Berisha të mos largohet sepse i intereson që Berisha të jetë aty. Siç sqaroi ai nëse nuk ka një alternativë, të majtët nuk do të largohen nga pushteti.
- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026