6.5 C
Tirana
20 / 03 / 2026

Scholz në Ditën e Evropës: “Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve”

Në një fjalim para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, kancelari gjerma Olaf Scholz kërkoi nga Brukseli të mbajë premtimin për intergrimin e Ballkanit Perëndimor në  BE.

“Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, se e kanë vendin në Evropë. Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim prej 20 vitesh”. 

Kancelari gjerman kërkoi vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim”.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë më së shumti përparim në negociatat e anëtarësimit në BE, ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i hapën negociatat vitin e kaluar. Bosnje e Hercegovina ka marrë statusin e vendit kandidat, ndërsa Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE, dhjetorin e kaluar. Perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor është premtuar qysh në vitin 2003, kur përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, të mbledhur në një samit në Selanik të Greqisë, patën miratuar një deklaratë të përbashkët për këtë qëllim.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x