Altin Gjini miku i Fatmir Sulovarit i cili prej gati një muaj është shpallur i zhdukur së bashku me mikun e tij Leonard Thodhori i njohur si “Koçolja”, ishte në një lidhje telefonike për emisionin ‘Review’, në Euronews Albania.
Ai tha se i kan ë rënë shpresat për të gjetur të gjallë dy të zhdukurit dhe mendon se trupat e tyre mund të jenë në diku afër zonës së Qafë Botit, pasi sipas tij, personi me të cilin ka pasur konflikt Koçolja, jetonte afër asaj zone.
“Miri ka hyrë në makinë me mirëbesim. Atje ku i kanë çuar i kanë çuar me mirëbesim dhe dyshohet se janë humbur në Qafë Botë. Aty është një kthesë që nga një anë shkon në Ksamil, nga ana tjetër për Qafë Botë. Nga biseda me njërin që ka njohur dhe Koçolen, personi që ka pasur këtë konfliktin për pronën ka qenë nga kjo zonë”,-tha për Euronews Albania Altin Gjini.
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026