12.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Presidenti Begaj takon Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Gordan Jandrokoviç

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Bajram Begaj, gjatë vizitës në Kroaci u takua me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Gordan Jandrokoviç.
 
Në këtë takim Presidenti Begaj vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe rolin që kanë luajtur të dy parlamentet në fuqizimin e këtyre marrëdhënieve.
 
Në takim ishte e pranishme ndër të tjerë edhe përfaqësuesja e minoritetit shqiptar në Parlamentin e Kroacisë, Ermina Lekaj Prljaskaj.
 
Për Presidentin Begaj, vetë prania e Prljaskaj në Parlamentin e Kroacisë, është një tregues i marrëdhënieve të afërta mes dy vendeve dhe garanci për forcimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
 
Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, Presidenti Begaj u shpreh se bashkëpunimi ndërparlamentar është i domosdoshëm. Vazhdimi i shkëmbimit të vizitave të nivelit të lartë mes parlamentarëve të të dy vendeve është gjithashtu me rëndësi për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin në fusha të ndryshme.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x