15.5 C
Tirana
26 / 03 / 2026

Celibashi “presion” Kolegjit Zgjedhor për fletët e votimit: Të shqyrtohen brenda 24 orësh ankimet e partive

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i është drejtuar me një letë Kolegjit Zgjedhor. Ai ka kërkuar që të përshpejtohet shqyrtimi i ankimeve të subjekteve zgjedhore apo kandidatëve për fletën e votimit.

Kjo me qëllim shmangien e vonesave në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit.

“Brenda mundësive ankimet të shqyrtohen jo më vonë se 24 orë nga depozitimi i tyre me qëllim shmangien e vonesave në procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së fletëve të votimit, pasi çdo vonesë në gjykim krijon pamundësinë e miratimit të përmbajtjes së fletës së votimit brenda afateve të përcaktuara në ligjin nr. 10019 datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipëri” i ndryshuar”, thuhet në letër.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x