Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, pas konstatimit në rrjete sociale të disa thirrjeve për gara shpejtësie për automjete tip “Benz”, në rrugën Tiranë-Elbasan, në Mullet, kanë organizuar punën për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesve të automjeteve.
Për 11 drejtuesit e automjeteve të konstatuar duke bërë gara shpejtësie u vendosën masa administrative nga 15 000 deri në 40 000 lekë të rinj, parashikuar nga neni 9, i Ligjit Nr. 8378, datë 22.07.1998, të Kodit Rrugor. Krahas masave administrative për gara shpejtësie, për tre prej tyre, u vendosën masa dhe për xhamat e zinj të errësuar.
Latest posts by Gazeta Pena (see all)
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026