7.5 C
Tirana
28 / 03 / 2026

Alibeaj dhe Bejko takim me mbështetësit: ‘Më mirë pak e saktë, sesa shumë siç ishim’

Kryetari i komanduar i PD-së dhe kandidati për kryetar bashkie, Roland Bejko kanë zhvilluar ditën e sotme një takim me demokratët e Njësisë 9, në bashkinë e Tiranës.

Nga atje Alibeaj ka deklaruar se para zgjedhjeve kanë një farë disavantazhi duke iu referuar ndarjes brenda demokratëve, por shtoi se në fund të fundit, “më mirë pak dhe saktë, sesa shumë siç ishim, dhe me krimin e virusin e korrupsionit brenda vetes”

“E provuam në 2013, na përzunë shqiptarët, dhe po fus edhe veten. Sa kohë kemi pasur gjurmët e këqija të së shkuarës korruptive, shqiptarët as na besojnë dhe as votojnë. Për këtë arsye ka vetëm një mënyrë sesi mund të ndryshohet faqja e këtij vendi. Vetëm duke qenë të sinqertë me veten dhe duke u distancuar në mënyrë të plotë dhe pa asnjë lëshim nga e shkuara korruptive”, tha Alibeaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x