16.5 C
Tirana
30 / 03 / 2026

Akuzohej për mashtrim, arrestohet kushëririri i të shumëkërkuarit Ervis Martinaj

Kushëriri i të zhdukurit Ervis Martinaj, Emiljano Tasho (Nina) është arrestuar nga policia një ditë më parë më Rrugën e Barrikadave për llogari të Komisariatit nr. 2 në Tiranë.

Gazetari i Report Tv, Sokol Dema raporton se ai ishte shpallur në kërkim rreth një javë më parë pasi i kishte marrë një personi makinën dhe nuk ia kishte kthyer dhe akuzohet për mashtrim. Është person me precedentë të theksuar kriminal të mëparshëm.

Emri i Emiljano Ninës ëstë bërë i njohur me një ngjarje në Dhërmi në vitin 2018 ku qëlloi 4 herë në ajër. Ngjarja ishte fatmirësisht pa viktima.

Emiljano Nino (Tasho) u dënua nga Apeli në nëntor të 2016 me 14 vite burg për vrasjen e Enton Nikaj në një lokal në zonën e malit të Dajtit.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x